Eurodeputeti austriak për 5-vjetorin e MSA-së: Heqja e vizave për Kosovën duhet të ndodhë tani

Me anë të një postimi në Twitter ai ka thënë se kjo ishte marrëdhënia e parë kontraktuale mes BE-së dhe Republikës së Kosovës, shkruan Gazetapress.net.
Ai thotë se përveç kësaj, ky ishte një moment historik në rrugën e Kosovës drejt anëtarësimit në BE.
Në këtë kontekst, ai thotë se liberalizimi i vizave është vonuar dhe duhet të ndodhë tani.
“Pesë vjet më parë, Marrëveshja e Stabilizim-Asociimit me #Kosovën hyri në fuqi. Si marrëdhënia e parë kontraktuale midis EU dhe RKS kjo ishte një moment historik i rëndësishëm në rrugën e Kosovës drejt anëtarësimit në BE. Liberalizimi i vizave është i vonuar dhe duhet të ndiqet tani”, ka shkruar ai. /Gazetapress.net/
Five years ago, the Stabilisation and Association Agreement with #Kosovo entered into force. As the first contractual relationship between #EU and #RKS this was an important milestone on Kosovo’s path to EU membership. Visa liberalisation is overdue and must follow now. #SAA
— Lukas Mandl (@lukasmandl) April 1, 2021