Lajmet

Dugolli lë postin e zv/ministrit për atë të deputetit

Thuhet se lirimi nga detyra ishte kërkesë e vet Dugollit pasi i njëjti është bërë deputet, shkruan Gazetapress.net.

Kjo ka ndodhur për arsye se i njëjti ka qenë në listën e pritjes së deputetëve të Vetëvendosjes dhe pas emërimit në poste ministrore të deputetëve të tjerë është lëshuar një vend për të në Kuvendin e Kosovës.

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka liruar nga detyra zëvendësministrin e Mbrojtjes, Enver Dugolli. Nëpërmjet një letre drejtuar Kryeministrit Kurti, zëvendësministri i Mbrojtjes Dugolli, ka kërkuar që të lirohet nga të gjitha detyrat dhe përgjegjësitë e përcaktuara nga vendimi paraprak për emërimin e tij. Arsyeja e dorëheqjes së zëvendësministrit Dugolli ka të bëjë me certifikimin si Deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës.”, thuhet në njoftimin e kryeministrisë. /Gazetapress.net/ 

Lajmet të tjera

Back to top button