Lajmet

Ambasadori turk i shkon në zyrë Konjufcës, a i’a përmendi ambasadën në Jerusalem?

Në takim është biseduar për zhvillimet politike, situatën me pandeminë si dhe përpjekjet e Kosovës për sigurimin e vaksinave anticovid.

Janë shqyrtuar edhe mundësitë e rritjes së bashkëpunimit në sferën e ekonomisë, këmbimit tregtar dhe zhvillimit të diplomacisë parlamentare.

Kryetari Konjufca e ka informuar ambasadorin turk për prioritetet e këtij mandati dhe ka përmendur dinamizmin e punës së organit legjislativ, reformën zgjedhore si dhe reformat në sistemin e drejtësisë. ​

Por, nuk është bërë e ditur nëse ambasadori turk në Kosovë i ka folur kryekuvendarit lidhur me vendosjen e ambasadës së Kosovës në Jerusalem, çështje kjo për të cilën Turqia ka qenë kundër. /Gazetapress.net/ 

Lajmet të tjera

Back to top button