Lajmet

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi priti në takim shefin e OSBE, Michael Davenport

Ambasadori Davenport uroi Zëvendëskryeministrin e parë për marrjen e detyrës, duke ofruar mbështetjen e Misionit të OSBE-së në Kosovë në fusha të ndryshme relevante ku ata kanë ekspertizë.

Zëvendëskryeministri i parë Bislimi e falënderoi atë për vizitën dhe i uroi njëkohësisht edhe Ambasadorit marrjen e detyrës së re si Shef i Misionit të OSBE-së në Kosovë.

Një ndër temat e diskutimit ishte interesi dhe vullneti i qeverisë dhe donatorëve që të punojnë në drejtim të koordinimit më të mirë të burimeve dhe mjeteve donuese.Në fund të takimit, të dy falënderuan njëri tjetrin për kohën dhe gatishmërinë

Lajmet të tjera

Back to top button