Lajmet

Suspendohen nga puna pesë zyrtarët e arrestuar për rastin “Subvencionet”

Kjo është bërë e ditur me anë të një komunikate për media nga kjo ministri, teksa u tha se kjo është bërë me kërkesë të ministrit të këtij dikasteri, Faton Peci, shkruan Gazetapress.net.

Vendimi për pezullimin nga puna do të jetë në fuqi deri në një vendim tjetër.

Postimi i plotë:

Me kërkesën e ministrit të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, për vendosjen e ligjshmërisë dhe rendit brenda institucionit, është marrë vendimi  për pezullimin e përkohshëm nga marrëdhënia e punës në shërbimin civil të Kosovës për pesë zyrtarë të Agjencisë së Zhvillimit të Bujqësisë.

Ky vendim është marrë si domosdoshmëri për zbatimin e bazës ligjore në fuqi, si dhe njoftimit të marrë nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion të datës 03 mars 2021, për masat e ndërmarra ndaj këtyre zyrtarëve, të cilët dyshohen për veprat penale “marrje e ryshfetit” dhe “keqpërdorim i detyrës zyrtare”.

Vendimi për pezullimin nga marrëdhënia e punës do të jetë në fuqi deri në marrjen e një vendimi tjetër nga organet përgjegjëse.

Zyrtarët e pezulluar ishin arrestuar gjatë muajit shkurt nën dyshimin për veprat penale “marrje e ryshfetit” dhe “keqpërdorim i detyrës zyrtare”. /Gazetapress.net/

Lajmet të tjera

Back to top button