Hoti reagon për letrën e Blinken drejtuar Vuçiqit: Këta janë miqtë e vërtetë të Kosovës

Hoti me anë të një postimi në Facebook ka thënë se kjo vërteton se kush janë miqtë e vërtetë të Kosovës, shkruan Gazetapress.net.
“Këta janë miqtë e vërtetë të Kosovës. Duhet ta ruajmë miqësinë speciale me SHBA-të. Presidenti Rugova, një burrështetas vizionar e ka thënë këtë para 30 vitesh”, ka shkruar ai.
Ai thotë se mbi parimin e njohjes reciproke, edhe qeveria e tij e kishte rinisur procesin e dialogut.
Postimi i plotë:
Në linjë me deklarimin e Presidentit Biden, Sekretari i Shtetit Blinken i kërkon prapë Serbisë të përmbyllë marrëveshjen me Kosovën me njohje reciproke.
Këta janë miqtë e vërtetë të Kosovës. Duhet ta ruajmë miqësinë speciale me SHBA-të. Presidenti Rugova, një burrështetas vizionar e ka thënë këtë para 30 vitesh.
Dialogu është ri-filluar mbi parime të qarta në Qeverinë e kaluar – dialog vetëm për marrëveshje përfundimtare për njohje reciproke, pa u cenuar karakteri unitar i shtetit të Kosovës dhe integriteti territorial i Republikës së Kosovës.
Mbi këto parime kemi fituar mbështetjen e partnerëve tanë për këtë proces. /Gazetapress.net/