Opinione

Covid19, po e rritë mercenarizmin medial në shoqëritë shqiptare

Demokracia dixhitale, si produkt i pandemisë së coronavirusit dhe si një kolonizatore e politikës bashkëkohore, sot përmes infuzioneve të përmbajtjeve informative në mënyrë radikale po e ndryshon rolin dhe amanetin tradicional të partive politike. Në kohën tonë mediet kanë “pronësuar”, pothuajse në mënyrë të habitshme dhe të rrufeshme rolin e ndërmjetësuesit tradicional, mes publikut të gjerë dhe politikës!…

Shkruan: Fadil Maloku

1. Demokracia dixhitale, si produkt i pandemisë së coronavirusit dhe si një kolonizatore e politikës bashkëkohore, sot përmes infuzioneve të përmbajtjeve informative në mënyrë radikale po e ndryshon rolin dhe amanetin tradicional të partive politike. Në kohën tonë mediet kanë “pronësuar”, pothuajse në mënyrë të habitshme dhe të rrufeshme rolin e ndërmjetësuesit tradicional, mes publikut të gjerë dhe politikës!

Partitë politike dhe politikanët e sotit, përmes doktrinës së njohur të spin doktorëve, po e arrijnë të kontrollojnë dhe menaxhojnë mjeshtërisht “frymarrjen” aktive të sidomos shoqërive transitive. Sa më shumë që mediet publike e reduktojnë diskursin politik (p.sh. për temat madhore të interesit kombëtar e shtetërorë) në një prezantim të thjesht argëtues, aq më shumë i realizojnë pritjet e publikut të gjerë. Sepse, ato në periudhën e transicionit, kur ende nuk janë stabilizuar as “përgjegjësia”, e as “sundimi i ligjit”, e kanë shumë më lehtë të lozin rolin e “viktimës në sandviç”!

2. Injoranca e programuar dhe e financuar nga disa qarqe; antishtetërore e antishqiptare (padyshim!), ca matrapazëve medial e ca mercenarëve tanë politik (që janë bërë “kockë e ashtë”), kohëve të fundit, në Ballkan është duke iu dhënë hapsirë enorme mediatike! Kjo tendencë, apo “frymë” tipike antikombëtare, që ndryshe në shkencat sociale shquhet si mënyra dhe metodologjia më sofistikuar e “operacionit” pa dhimbje, për publikun e gjerë naiv, ka marr kogja hov!Më e keqja, e gjithë këtij “pushtimi” të pahetuar nga publiku i gjerë, por jo edhe ekspertët mediatik qëndron në atë; se përveç kurdisjeve tematike që bëhen me të gjitha mjetet propaganduese (rrjetet sociale, Tv-et private, në këtë periudhë të transicionit të stërzgjatur!), ato, janë duke i infektuar tmerrësisht, pothuajse të gjitha sferat e jetës sonë…! Duke i “skanuar” disa nga këto “norma e vlera imponuese”, kryesisht në mediet dhe rrjetet sociale mbarëkombëtare nga ana e këtyre matrapazëve dhe injorantëve mercenar, ne me “briskun” tonë sociologjik kemi kuptuar që këto “erëra”… nuk janë as të rastësishme, e as të paqëllimshme!Nuk janë të rastësishme, shkaku se përsëritjen e “lajmeve dhe temave” (natyrisht; gjithnjë të përzgjedhura me kujdesin maksimal!) që ata i imponojnë publikut të gjerë, pra masës amorfe dhe deridiku naive, ia servojnë ne elokuencën e një “produkti” gjoja masovik dhe global!

3. Ajo çfarë fillimisht bie në syzet tona pa dioptri, janë forma dhe përmbajtja e veprimit në unison!? Si ato që vijnë me etiketa lindore; por, të “promovuar”, nga mercenarët “identitar” shqipfolës (!), ashtu edhe ato perëndimore; por, të “prodhuara” nga injorantët vetëmohues të identitetit tonë shekullor!? Tani, shtrohet pyetja..një milionëshe nëse, është në pyetje “testimi” i shkallares së atrofimit të gjykimit tonë qytetar…, për të kaluarën e pakthyeshme dhe përplot dilema identitare, e hamendje historike, e kulturore; apo, është në pyetje përzgjedhja e mënyrës sonë më të shpejt për t’u “arratisur” nga përditshmëria gjithnjë më e pa perspektivë?!Të njëjtit me metoda shumë të sofistikuara mediatike, rrjeteve sociale, etj. po mundohen publikut të hutuar shqiptar t’i “amputojnë” heshtazi e sa më masovike disa; norma, rregulla e kode gjëja të reja; sociale (duke shtuar nivelin e histerisë së “tërpisë”!); politike (duke na imponuar; injorantët dhe të korruptuarit si modele lidershipi!); fetare (duke injektuar tradita e etnopsikologji antifetare e antikombëtare!); kulturore; (duke përdorur “shpëlarjen e trurit”, për të krijuar huti dhe konfuzion në publikun naiv!); Këshilla ime; Mos bini pre e manipulimit dhe injorancës së tillë mercenare! Debati publik, ka degradua në pothuajse gjitha sferat e jetës aq shumë, sa që të mbushet mendja që jemi në krize të thellë vlerërore, mendore, intelektual, e kreative dhe se kemi nevojë për “vaksina” të reja mendore. Degradinin e gjuhës së komunikimit publik po e bëjnë kryesisht injorantët dhe tipat mercenar, të cilëve u ka humbur si “busulla” orientuese e kohës dhe humanitetit, ashtu edhe ekuilibri etik publik! Tipat e tillë denigrues, përmes injorancës dhe mercenarizmit të ngjizur më së miri pasqyrojnë si nivelin e emancipimit të tyre, ashtu edhe defektet dhe “certifikimin” e varfërisë së mendjes sonë intelektuale!

The post Covid19, po e rritë mercenarizmin medial në shoqëritë shqiptare appeared first on Gazetapress.net.

Lajmet të tjera

Back to top button