KRONIKA E ZEZË

Seanca ndaj Gucatit dhe Haradinajt, prokurori: S’i japim materiale jorelevante avokatëve

Ka nisur seanca e radhës paragjyqësore ndaj krerëve të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucatit e Nasim Haradinajt. Fillimisht, gjykatësi ua ka treguar palëve temat të cilat do të shqyrtohen në këtë seancë.

Një prokuror i Zyrës së Prokurorit të Specializuar, tha se nuk mund të ofrojnë materiale jorelevante për mbtojtjen e të akuzuarve.

“Ne nuk japim materiale jorelevante për mbrojtjen. Kjo është çështje për të cilën ne si Prokurori dhe mbrojtja kemi pikëpamje të ndryshme”, tha ai.

Ai tha se Prokuroria i ka përmbushur detyrimet, duke kundërshtuar parashtrimet e avokatëve të krerëve të OVL-së së UÇK-së.

Më 26 shtator të vitit të kaluar, dy ish-krerët e OVL-së së UÇK-së, kryetari Hysni Gucati dhe nënkryetari i kësaj organizate, Nasim Haradinaj u arrestuan me urdhër të Gjykatës Speciale. Ata akuzohen për pengim në administrimin e drejtësisë, frikësim të dëshmitarëve, hakmarrje dhe shkelje të fshehtësisë së procedurës.

Lajmet të tjera

Back to top button