Lajmet

Salihu: LDK lehtë mund të bie në kurthen e shumicës, të marrë mësim prej pësimeve të AAK-së

Ai ka thënë shumë lehtë në frymën e frymës dhe shumicës mund të bie LDK-ja, derisa ka shtuar se ofrimi i madh opozitës me qeverinë, poena dërgon vetëm për qeverinë.

Postimi i plotë:

Veç ne nje moment, qysh prej ekzistences se saj, AAK-ja ka pas shpresa me marre aq shume vota sa me u etablu si parti e madhe nacionale dhe potencialisht me hy ne gare per vend te pare. Ai moment ka qene pas lirimit definitiv te Ramush Haradinajt nga Tribunali i Hages me 2013. Se ekziston ajo mundesi, e tregonin edhe sondazhet. Por, sapo u kthye, Haradinaj u afrua shume me Qeverine Thaçi, ndonese AAK-ja ishte ne opozite. U perhapen fjale se Haradinaj do jete ne qeveri dhe kjo u perceptua si dorezim ndaj partise me te madhe te kohes. Ajo qe pasoi dihet – AAK-ja e humbi hapin e shansin ideal dhe asnjehere me nuk e pati frymen e tille qe ta tejkalonte 12-13%-shin.

Shume lehte ne kurthen e frymes dhe shumices mund te bie edhe LDK-ja sot. Duhet me marre mesim prej pesimeve te AAK-se. Afrimi i madh i opozites me qeverine i dergon poena vetem qeverise. Ne çdo vend dhe ne çdo kohe ka pas dhe ka me pas nevoje per opozite. Edhe nese qeveria punon shkelqyeshem, dikush ka me qene i pakenaqur. Krejt ajo pakenaqesi kerkon hapesira ku te kanalizohet. Nese ti nuk e ofron ate hapesire, tjetri e ofron. Ti per veti digjesh, qeverise i shtohet jeta dhe nga kjo lind nevoja per nje opozita tjeter, e cila nuk shkon “si cjapi te kasapi”. Nese dukesh shume i njejte me qeverine, ti nuk je me as opozite dhe as alternative. Mes origjinalit dhe kopjes, qytetari e zgjedh origjinalin. Gjithmone. Gjithkund.

Lajmet të tjera

Back to top button