Lajmet

Ambasada Amerikane kërkon kallëzime penale për zyrtarët publik që nuk deklarojnë pasurinë

Ambasada me anë të një reagimi ka thënë se zbulimi i pasurisë është një mjet i fortë kundër dukurisë së korrupsionit, shkruan Gazetapress.net.

Duke përshëndetur ata që kanë bërë deklarimin e pasurisë, ambasada ka thënë se pret nga Agjencia Kundër Korrupsion të paraqesë akuza ndaj kujtdo që nuk e përmbush këtë detyrim ligjor.

Postimi i plotë në Tëitter i ambasadës amerikane:

Zbulimi financiar nga zyrtarët e qeverisë është një mjet i fortë anti-korrupsion. Ne i përshëndesim ata që kanë paraqitur tashmë dhe i inkurajojmë ata që nuk e kanë përmbushur afatin e fundit të 31 Marsit. Shpresojmë se Agjencia Kundër Korrupsionit do të paraqesë akuza në përputhje me ligjin kundër kujtdo që nuk e bën këtë. /Gazetapress.net/

 

Lajmet të tjera

Back to top button