Lajmet

A kaloi sërish presidenti kah zyret e LDK-së? Abdixhiku flet pas vendimit për Vjosa Osmanin

Këtë e ka bërë të ditur vet kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku në një konferencë për media që ka mbajtur pas takimit me deputetët e partisë së tij, shkruan Gazetapress.net.

Ai është pyetur nga gazetarët se çka nësë dikush nga deputetët e LDK-së refuzon të marrë pjesë në votim dhe ta respektojë vendimin e partisë.

“Nuk komentoj situata hipotetike. Shumica në tërësi ka mbështetur vendimin e Kryesisë. Ka vendim shumicë për pjesëmarrje, dhe pjesëmarrja është hapi më normal”, ka thënë Abdixhiku.

Pas kësaj përgjigje, Abdixhiku pati edhe një pyetje interesante nga gazetarët.

“A kalon presidenti nga zyret e LDK-së?” – u pyet ai.

“Mund të bëni parulla cfarë të doni. Por LDK pavarësisht numrave e forcës që ka, di të jetë konstruktive”, tha i pari i LDK-së. /Gazetapress.net/

Lajmet të tjera

Back to top button