Lajmet

Sa këshilltarë e zëvendësministra do të ketë Qeveria Kurti 2

Është dita e shtatë e punës së tij si shef qeverie.

Albin Kurti që në javën e parë të detyrës së tij ka filluar të kompletoj stafin në kabinetin kryeministror.

Edhe në këtë mandat kryeministri duket që do punoj me njerëzit e njëjtë siç ka punuar gjatë qeverisjes 50 ditëshe, Kurti I.

Zyra e tij ka njoftuar në Kurti ka emëruar tre këshilltarë politikë.

Fëllënza Podrimja, Jeton Zulfaj e Shenaj Shala janë tre personat që e kanë këshilluar Kurtin në të kaluarën e që do e vazhdojnë punën aty ku e kanë lënë.

Përderisa emërimi i këshilltarëve po vazhdon ende nuk dihet numri final  tyre. Në Zyrën për Media të Qeverisë kanë thënë që numri i këshilltarëve total është i përcaktuar me ligj.

E rregullorja për fushat e përgjegjësisë administrative të zyrës së kryeministrit dhe ministrave  thotë që kryeministri mund të emërojë deri në 12 këshilltarë politikë.

Kurse, punimi i Kurtit me njerëzit e njëjtë po vlerësohet si pozitiv nga drejtori i Institutit për Politika Sociale, Musine Kokolari, Visar Ymeri.

E numër të njëjtë si në ekzekutivin e kaluar pritet të jenë edhe zëvëndësministrat.

Deri më tani janë emëruar vetëm katër zëvendësministra, por numri i tyre pritet të shkojë deri në tridhjetë.

Meqë Ekezutivi kosovar në të kaluarën është përballur me numër të madhë të zëvendësministrave, duket që në këtë qeveri nuk do jetë ky problem.

Por megjithatë Ymeri po vlerëson që Kosova ka probleme me të mëdha se sa zvogëlimi i të punësuarave nëpër institucioneve.

Qeveria Kurti ka 2 zëvendëskryeministra e 15 ministri.

Lajmet të tjera

Back to top button