Lajmet

Përfundon mbledhja e LDK-së, Haziri: Do të jemi konstruktiv në zgjedhjen e presidentit

Haziri tha se gjatë ditës së nesërme, kryetari Lumir Abdixhiku do të takohet me grupin e deputetëve dhe pastaj do të dalë me një qëndrim unanim.

Më tej ai tha se nuk do të ketë takime të tjera me kandidaten për presidente, Vjosa Osmanin, raporton EO.

“Kryesia e LDK-së ka shtjerrë debatin me rolin tonë për krijimin e institucioneve. Për Presidentin LDK do jetë konstruktiv dhe në formimin e institucioneve. Kryetari do të bisedojë edhe me Grupin Parlamentar. Ne vazhdojmë diskutimin dhe debatin me deputetët që përfaqësimi i LDK-së në seancë të jetë në frymë Kushtetuese. Roli jonë në Kuvend është pjesëmarrja ose mospjesëmarrja. Për më shumë shihemi në aktivitetet e tjera. Do punojmë që të jemi unanim. Duhet që veprimi ynë politik të jetë arma jonë politike. Nesër takohemi me deputetët por nesër do paraqitet qëndirmin e LDK-së  dhe do diskutohet roli dhe angazhimi konkret i LDK”, tha Haziri.

Lajmet të tjera

Back to top button