Lajmet

LDK mbledh kryesinë, ‘dita vendimtare’ për Vjosa Osmanin

Lidhja Demokratike e Kosovës do të zhvillojë sot një mbledhje të kryesisë në të cilën do të diskutohet për çështjen e presidentit dhe qëndrimin final për kandidaturën e Vjosa Osmanit.

Gazetapress.net merr vesh se kryesia e LDK-së do të mblidhet sot nga ora 16:30.

Vjosa Osmani e ka ushtruar detyrën e presidentit të Kosovës për disa muaj pas dorëheqjes së Hashim Thaçit.

Në marrëveshjen LVV-Lista “GUXO”, Osmani ishte bërë e ditur se do të marrë pozitën e presidentit të Kosovës.

Osmani, që ka dalë më e votuara nga zgjedhjet e 14 shkurtit, si kundërkandidat për pozitën e presidentit e kishte Ramush Haradinajn. Megjithatë, duket se i njëjti është tërhequr nga kjo garë.

Ajo mund të emërohet presidente vetëm nëse i siguron 2/3 e votave të të gjithë deputetëve. /Gazetapress.net/ 

Lajmet të tjera

Back to top button