KRONIKA E ZEZË

E rëndë: Gruaja në Fushë Kosovë rrahet nga ish-burri dhe vëllau i tij, përfundon në spital

Një rast i rëndë i dhunës në familje është raportuar të ketë ndodhur dje në Fushë Kosovë.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se më 27.03.2021 është arrestuar i dyshuari mashkull  kosovar pasi që i njëjti në bashkëveprim me vllahun e tij e kanë sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare (ish bashkëshorten e tij ) duke i shkaktuar  lëndime trupore.

Viktima ka pranuar trajtim mjekësor ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Rasti vazhdon të hetohet

Lajmet të tjera

Back to top button