Lajmet

Daut Haradinaj përkujton të rënët e demonstratave të vitit 1989

Ai në një postim në Facebook ka shkruar se në Deçan gjatë këtyre demonstratave ranë Agim Kukleci, Ismet Qorraj, Salih Hadërgjonaj dhe Mujë Mehmetaj.

“Falë veprës së tyre dhe të shumë dëshmorëve të tjerë, u bë edhe kthesa e madhe në përpjekjet për liri dhe pavarësi”, ka thënë ai.

Postimi i plotë:

Pas suprimimit të Autonomisë së Kosovës më 23 mars 1989, populli i Kosovës nuk kishte çfarë të humbasë më shumë. U ngritën në këmbë i madh e i vogël, e u hodhën në demonstratat e fuqishme të 27-28 marsit 1989.
Në këto demonstrata të përgjakshme, në ballë të demonstruesve, në qendër të Deçanit, duke u konfrontuar me policinë dhe ushtrinë serbe, ranë heroikisht; Agim Kukleci, Ismet Qorraj, Salih Hadërgjonaj dhe Mujë Mehmetaj.
Falë veprës së tyre dhe të shumë dëshmorëve të tjerë, u bë edhe kthesa e madhe në përpjekjet për liri dhe pavarësi.
Lavdi për jetë e mot! /Gazetapress.net/ 

Lajmet të tjera

Back to top button