Lajmet

Konjufca: Nuk ka ditë në Kosovë e cila të mos jetë datë e përvjetorit të vrasjes së shqiptarëve prej Serbisë

Ai ka theksuar se për këtë masakër “duhet të mbahet përgjegjës shteti serb”.

Ai më tej ka thënë se: “nuk ka ditë në Kosovë e cila të mos jetë data e përvjetorit të vrasjes së shqiptarëve prej Serbisë, edhe nuk javë të vitit në të cilën të mos jetë java e përvjetorit të ndonjë masakre në Kosovë, e cila është shkaktuar prej Serbisë gjatë luftës së viteve 98-99 në vendin tonë”.

Sipas u.d. Presidentit Konjufca, kjo tregon për të vërtetën e përmasës së gjenocidit që e ka bërë Serbia në Kosovë nëpërmjet ushtrisë, policisë dhe paramilitarëve të saj.

U.d. Presidenti Konjufca ka theksuar se deri tash familjarët e martirëve të cilët janë vrarë  nga Serbia nuk e kanë gjetur drejtësinë.

“Është detyrë e institucioneve tona dhe e secilit prej nesh që i përfaqësojmë ato që të punojmë pa u ndalë, ashtu që e vërteta dhe drejtësia të vjen në vend”, ka thënë ai.

U.d Presidenti i Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, ka thënë se duke i parë këto masakra në përvjetorët e tyre kjo na bën edhe më të vendosur neve si përfaqësues të institucioneve që të mos bëjmë kurrfarë kompromisi me themelet e shtetësisë tonë në bazën e të cilës ndodhet gjaku i martirëve tonë dhe i dëshmorëve të kombit. /Gazetapress.net/ 

 

Lajmet të tjera

Back to top button