Lajmet

Ish-kryeministri Hoti flet pas arritjes së dozave të para të vaksinave në Kosovë

“Arritja e vaksinave është lajm i mirë pas shumë angazhimeve nga Ministria e Shëndetësisë”, shkroi Hoti në Facebook.

“Tani IKSHPK duhet shpejt t’i shpërndajë ato sipas strategjisë së imunizimit, ku përcaktohen prioritetet e vaksinimit.Falënderoj miqtë tanë për mbështetjen”, theksoi Hoti.

Arritja e vaksinave është lajm i mirë pas shumë angazhimeve nga Ministria e Shëndetësisë.
Tani IKSHPK duhet shpejt t’i…

Posted by Avdullah Hoti on Sunday, March 28, 2021

Ky kontingjent është në kuadër të 100.800 dozave të vaksinës së AstraZenecas që Kosova do të marrë falas nga programi COVAX, i Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Vaksina e kompanisë britanike AstraZeneca, që e ka zhvilluar në bashkëpunim me Universitetin e Oksfordit, thuhet se është 76 për qind efektive kundër sëmundjes COVID-19.

Kosova është vendi i fundit në rajon që do të nisë fushatën e imunizimit të popullsisë kundër koronavirusit.

Lajmet të tjera

Back to top button