Lajmet
Bytyçi i PDK-së: Vaksinat që vijnë sot janë lëmoshë, Kurti e Hoti po i fyejnë qytetarët

Ai mes tjerash në reagimin e tij, thotë se gara për merita në mes të Qeverisë Hoti dhe asaj Kurti janë fyerje për qytetarët e këtij vendi.
”Vendi i fundit në Evropë për vaksinimin kundër covid-it, shteti ynë është sinonim i dështimit në çdo aspekt të luftës kundër kësaj pandemie.
Vaksinat që vijn sot në Kosovë janë donacion/lemoshë për vendet që kanë dështuar që t’i sigurojnë vet ato. Gara për merita në mes të Qeverisë Hoti dhe asaj Kurti janë fyerje për qytetarët e këtij vendi, pasi që këto dy qeveri janë fajtore për keq-menaxhimin e situatës me pandeminë. Kuptohet dikush më shumë e dikush më pak.
26 mijë doza të vaksinës janë vetëm për 13 mijë qytetarë, pjesën tjetër llogaritne vet!”.