KRONIKA E ZEZË

Aksidenti mes veturës dhe motoçikletës, lëndohet një person

Policia e Kosovës ka njoftuar se një person është lënduar nga aksidenti që ndodhi sot rreth orës 12:00 në Prishtinë.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti për Gazetën Express ka njoftuar se në aksidentin mes veturës dhe një motçiklete, i lënduar ka mbetur vozitsi i motoçikletës i cili u dërgua për trajtim mjekësor.

“Sot rreth orës 12:40 ne rrugën “Luan Haradinaj” në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku në mes të një automjeti dhe një motoçiklete. Si pasojë e aksidentit motoçiklisti ka pësuar lëndime trupore. I njëjti është dërguar për tretman mjekësor.Me rastin po merret njësiti i trafikut”, tha Ahmeti.

Lajmet të tjera

Back to top button