Lajmet

Kurti nderon aktorin Rasim Thaçi: Si fëmijë jemi rritur me Cimën

Ai së bashku me presidentin në detyrë dhe kryetarin e kuvendit, Glauk Konjufcën dhe ministrin e Kulturës, Hajrulla Çekun vendosen lule të freskëta për këtë lamtumirë të fundit dhe u përkulen me nderime dhe mall për Rasim Thaçin-Cimën.

Po ashtu shkruan përshtypjet e tyre në Librin e Kujtimeve.

Me këtë rast Kurti vlerësoi figurën e aktorit tashmë të ndjerë, duke thënë se Cima, pavarësisht se si ishte me disponim ai çdo here reflektonte gëzim për të tjerët.

Ndarjen e tij nga jeta e quajti të parakohshme dhe të padrejtë.

“Si fëmijë jemi rritur me Cimën dhe vetëm kur u rritëm dhe nuk ishim më fëmijë e morëm vesh se quhej Rasim Thaçi. Gëzimin dhe humorin e tij e shtonte kudo e tërë kohën duke e ndarë me të tjerët. Ndërkaq neve tani na duhet që ta zvogëlojmë dhimbjen dhe pikëllimin për të duke e ndarë me njëri-tjetrin. Rasim Thaci-Cima mund të ketë qenë ndonjëherë i pakënaqur, mund të ketë qenë ndonjëherë edhe i palumtur, por ka qenë gjithmonë i gëzuar dhe gëzimi i tij ka qenë guxim për të e për të gjithë ne kur e takonim atë, në ekranet televizive apo në rrugët e kryeqytetit. Andaj për shkak të kësaj mënyre të jetesës së tij përplot gëzim, vdekja e tij përveçse e parakohshme na ngjan edhe e pabesueshme”, tha Kurti.

Varrimi i artistit që humbi jetën nga Covid-19, do të bëhet nga rrethi i tij i ngushtë familjar në fshatin e lindjen – në Vukovc, prej orës 13:00

Lajmet të tjera

Back to top button