Lajmet
Kurti emëron katër zëvendësministrat e parë në qeverinë e tij

Kjo është bërë e ditur me anë të një komunikate për media nga zyra e kryeministrit, shkruan Gazetapress.net.
“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në javën e parë të marrjes së detyrës i ka emëruar katër zëvendësministra, të cilët i ka uruar për pozitën e re dhe u ka dëshiruar suksese në plotësimin e synimeve dhe përgjegjësive të tyre”, thuhet në komunikatë.
Zëvendësministrat e emëruar janë:
Hysen Durmishi, zëvendësministër i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës
Enver Dugolli, zëvendësministër i Mbrojtjes
Blerim Sallahu, zëvendësministër i Drejtësisë
Ilir Aliu, zëvendësministër i Financave, Punës dhe Transfereve. /Gazetapress.net/