Lajmet

Xhafer Tahiri do të kandidojë përsëri për kryetar të Vushtrrisë

Tahiri në T7 thotë se do ta vazhdojnë edhe për një mandat qeverisjen e LDK-së në Vushtrri.

“Kemi edhe projektin e nxjerrjes së ekonomisë së Vushtrrisë nga kriza që pandemia COVID e ka bërë. Do ta vazhdojnë edhe për një mandat qeverisjen e LDK-së në Vushtrri. Askush nuk ka besuar se unë në vitin 2017 do të bëhem kryetar”, ka thënë Tahiri.

Teksa shton se duhet ta stabilizojnë LDK-në në Vushtrri dhe në gjithë Kosovën.

Ai thotë se qytetarët janë të kënaqur me punën e tyre në këtë komunë.

“Të gjitha matjet në Vushtrri në opinionin publik tregojnë se knaqshmëria është e lartë”, thotë ai.

Lajmet të tjera

Back to top button