Lajmet

Veliu thyen heshtjen pasi u la jashtë Kryesisë, Gazmend Muhaxherin e quan “Kali i Trojës”

Ai me anë të një postimi në Facebook i është përgjigjur nënkryetarit aktual të LDK-së, Gazmend Muhaxheri, i cili e quajti atë njeri me energji negative dhe person që mendon vetëm për vete, shkruan Gazetapress.net.

Muhaxherin, Veliu e ka quajtur “Kali i Trojës” që sipas tij u përpoq të jipte gjithçka tjetër pos mesazhe uniteti.

“Po, sot këtu po marr shkas nga një paraqitje karikaturale, të mjerë të Gazmend Muhaxherit në një televizion mbrëmë. Mesazhet që ky njeri, i instaluar në LDK si një “kali i Trojës”, u përpoq të ipte, ishin çdo gjë tjetër, pos mesazhe uniteti”, ka shkruar Veliu.

Ai tutje  ka thënë se LDK ka marrë flamurin që nuk i takon, duke i quajtur “qesharake” përpjekjet që ai thotë se janë “kush do bëhet kryetar Kosove e kush jo”.

“LDK, me eksponent si soji i Gaz Muhaxherit, tashmë e ka bërë veten fajtore krysore për çdo dështim eventual të fituesit të zgjedhjeve për konstituimin e institucioneve, duke insisituar që, nga pozita e tretë e duke amnestuar të parin e të dytin, të bëhet adresa e vetme e fajsimit në rast të dështimit të zgjedhjes së Presidentit”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë:

Kush po e përqan LDK-në dhe ku po shkon ajo?!

Përtej rezultateve zgjedhore, nga më zhgënjyeset që nga themelimi i LDK-së, dhe pas një procesi për lakmi, për zgjedhjen e kryetarit të ri të LDK-së, me të drejt pritej që kjo parti të fokusohej në rekuperimin e saj duke instistuar në unitet veprues.

Siq e thash, zgjedhja e kryetarit të ri, pavarësisht vlefshmërisë së vendimeve iniciale që mori, e për të cilat mbase do të flas ndonjëherë tjetër, nga shumë njerëz, përfshirë këtu edhe mua, u pa si një ngjarje dhe moment reflektimi dhe rrjedhimisht edhe fillimi të një pune të madhe për unifikimin e partisë.

Po, sot këtu po marr shkas nga një paraqitje karikaturale, të mjerë të Gazmend Muhaxherit në një televizion mbrëmë. Mesazhet që ky njeri, i instaluar në LDK si një “kali i Trojës”, u përpoq të ipte, ishin çdo gjë tjetër, pos mesazhe uniteti.

Vetëfajsimi që LDK po i bënë veti, duket i ka zënë të befasuar edhe kundërshtarët më të egër të saj nga domeni i Facebook politikës.

LDK, ka marrë flamurin që nuk i takon. Përpjekjet e saja qesharake që të “vendosin kush do jetë kryetar Kosove e kush jo”, në rastin më të mirë janë vardisje e popullizmit, e në rastin më të keq, kapitullim.

LDK, me eksponent si soji i Gaz Muhaxherit, tashmë e ka bërë veten fajtore krysore për çdo dështim eventual të fituesit të zgjedhjeve për konstituimin e institucioneve, duke insisituar që, nga pozita e tretë e duke amnestuar të parin e të dytin, të bëhet adresa e vetme e fajsimit në rast të dështimit të zgjedhjes së Presidentit.

Ky far Gazi i botës, shpërfaqi në mënyrë fëmijnore, gjithë prapaskenat dhe ndytësitë prapa zgjedhjeve të fundit në LDK, duke treguar se “fryma e re” në LDK dhe verpimi politik i saj, këtu e tutje, ndërtohet vetëm duke përjashtuar nga radhët e saj çdo anëtar të devotshëm dhe besnik të saj të cilin, sipas Gaz-it, “po e kritikojkan popullistët dhe perfaqësuesit e partive tjera politike, si dhe “kinezët e Facebook-ut”. /Gazetapress.net/

Lajmet të tjera

Back to top button