Lajmet nga Rajoni

Shqipëria e gatshme të marrë përsipër vaksinimin e të gjithë mjekëve nga Kosova

Kryeministri Rama deklaroi sot se me sasinë e re të vaksinave të siguruara, do të vaksinojnë të gjithë mjekët e Kosovës.

“Sot kemi mundësi që t’i japim një mesazh të drejtpërdrejtë Kosovës, vëllezërve dhe motrave tona në Kosovë”, u shpreh Rama duke folur nga aeroporti “Nënë Tereza” pas mbërritjes së 192 mijë dozave vaksine “Sinovac” nga kontrata e arritur për 1 milion doza.

“Jemi gati që menjëherë nesër të marrim përsipër vaksinimin e të gjitha bluzave të bardha të Kosovës. Janë 11 mijë punonjës shëndetësie në Kosovë, dhe brenda 20 ditësh maksimumi, duke patur parasysh ritmin e ardhjes së tyre në Kukës në dy ditë që bëmë vaksinimin e 500 personave, ne jemi gati të kryejmë vaksinimin e të gjithëve. Mbase ata duan ta përshpejtojnë procesin dhe janë në gjendje të vijnë në numra më të mëdhenj në Kukës, apo për ta bërë edhe me tre turne vaksinimin, nuk ka problem, mund të bëhet dhe në një kohë më të shpejtë”, tha Rama, raporton ATSh.

Në Kukës ka nisur tashmë vaksinimi i 500 mjekëve dhe infermierëve nga Kosova, të cilët punojnë në vijën e parë të përballjes me pandeminë.

The post Shqipëria e gatshme të marrë përsipër vaksinimin e të gjithë mjekëve nga Kosova appeared first on Gazetapress.net.

Lajmet të tjera

Back to top button