Lajmet

Reagon Jusuf Thaçi pas deklaratave të Rron Gjinovcit rreth “anti-amerikanizmit”

Thaçi përmes një postimi në Facebook i bëri thirrje Gjinovcit që që akuza të tilla të mos jenë prezente në sferën tonë publike.

“Akuzën histerike sistematike të shumë partive politike, figurave publike e mediave kundër LVV-së si parti anti-amerikane e kemi luftuar e demaskuar për vite ne që e kemi përkrahur LVV-në, sepse nuk ka qenë e vërtetë, rrjedhimisht as e qëndrueshme. Prandaj, më së paku neve na takon që tash ta përdorim të njëjtën akuzë për partitë e tanishme opozitare. Në fakt, të gjithë ne duhet të kontribuojmë që një akuzë e diskurs i tillë të zhduket nga sfera jonë publike njëherë e përgjithmonë”, ka shkruar Thaçi në Facebook.

Ai tha se të qenurit pro-amerikan apo anti-amerikan nuk përcaktohet nga niveli i dëgjueshmërisë ndaj një ambasadori.

“I bëj thirrje publike aktivistit Rron Gjinovci që ta japë kontributin e tij që akuza të tilla të mos jenë prezente në sferën tonë publike. Sigurisht, Rroni ka të drejtë t’ua rikujtojë partive të tanishme opozitare se sa lehtësisht e padrejtësisht e kanë përdorë e keqpërdorë këtë akuzë kundër LVV-së, por përtej kësaj, nuk ka të drejtë të vihet kundër vetes së deridjeshme që me të drejtë e ka kundërshtuar dhe demaskuar një akuzë të tillë”, shkroi Thaçi.

Lajmet të tjera

Back to top button