Lajmet

Musliu: Nuk kam të bëj me vajzën e Kurtit, nëse unë jam raciste, racist është edhe Fishta

Musliu në DPT te Fidani në T7 tha se kryeministri për të qenë shembull duhet të niset nga praktikat në familje.

“Një kryeministër i një shteti për të qenë shembull duhet të niset nga praktikat në familjen e tij. Ai nuk është më lider i Vetëvendosjes, nuk është Albin Kurti i Malit të Zi, nuk është Albin Kurti i protestave të studentëve është kryeministër i vendit. Nuk kam kurrgjë kundër Malit të Zi, është krenari që kanë arritur të ruajnë gjuhën e identitetin atje. Atë që unë e potencova, ai më nuk është një individ, ai përfaqëson shtetin”, tha Musliu.

Ajo shtoi se nëse ajo është treguar raciste atëherë edhe Gjergj Fishta është treguar racist në poezinë e tij “Gjuha Shqype”.

“Nëse kam përdorur gjuhë raciste atëherë Gjergj Fishta qenka tregu racist që thotë ‘Pra, mallkue njai bir Shqyptari, që këtë gjuhë të Perëndisë, trashigim, që na la i Pari, trashigim s’ia len ai fmis’. Hera e dytë që tentojnë të më qesin si raciste. T’i thuash dikujt shqiptar nuk është racizëm, anglezit s’mund t’i thuash maqedonas. Nuk kam të bëj me vajzën e Albin Kurtit, unë komunikojë me kryeministrin e vendit”, shtoi Musliu.

Lajmet të tjera

Back to top button