Lajmet

Naser Rugova: LDK duhet t’ia bëjë kuorumin Osmanit

Ai është shprehur se LDK duhet të qëndrojë në sallë në ditën e votimit të presidentit, njofton Klan Kosova.

“Kemi rritje të numrit të rasteve me COVID-19. Nuk do të doja që vendi të shkojë në zgjedhje sërish. Edhe pse mund të kritikohem për qëndrimet e mia, grupi parlamentar i LDK-së duhet ta bëjë kuorumin pas bisedave me Osmanin, kandidate për presidente”.

“Nuk ka asgjë të keqe, nëse LDK e ka ngrit dorën për Thaçin, pse mos t’ia bëjë kuorumin Osmani?”, është shprehur Rugova në Edicionin Special.

Ai përkrahë zgjedhjet e Osmanit për Presidente të Kosovës, ndonëse e thërret që ajo të ketë kujdes.

“Sipas Kushtetutës Presidenti simbolizon unitetin e popullit. Presidenti duhet të jetë apolitik, partiak. Nga eksperienca e saj [Osmani] në krye të Kuvendit, dua të besoj se ka vend për përmirësime sepse egoja dhe debatet edhe në adresa personale me deputet të caktuar i kanë dhënë ngjyrim egocentrik. Presidenti është imazh i vendit dhe Osmani duhet të ketë kujdes të jashtëzakonshëm se di i shtron çështjet me subjektet politike”.

“Zgjedhja pa konsensus kam frikë se do të na prodhojë president jo të respektuar nga pjesa dërmuese e spektrit politik”.

Lajmet të tjera

Back to top button