Lajmet

“Vendimi i parë i ministrit Arben Vitia – i kundërligjshëm”

Sipas tij, baza ligjore ku thirret Vitia për emërimin e Naim Bardiqit në krye të Sekretariatit të Përgjithshëm të Ministrisë së Shëndetësisë është shfuqizuar më 13 korrik të vitit 2020, shkruan Gazetapress.net.

Lushaku thotë se kjo dëshmohet nga fakti se Ligji për Shërbimin Civil nuk është më në fuqi por tani funksionon Ligji për Zyrtarët Publik.

Sipas tij, ky është një vendim amatoresk dhe i kundërligjshëm nga ana e ministrit Vitia.

“Vendimi i parë i ministrit Arben Vitia – i kundërligjshëm. Baza ligjore ku thirret ai është shfuqizuar më 13 korrik 2020, ngase Ligji për Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës nuk është më në fuqi. Nga 13 korriku 2020 në fuqi ka hyrë Ligji për Zyrtarët Publik. Dhe ky është një vendim amatoresk, ngase me hyrjen në fuqi të një akti (të ri) shfuqizohet akti tjetër (i vjetër). Jus est ars boni et aequi!”, shkruan Lushaku. /Gazetapress.net/ 

Vendimi i parë i ministrit Arben Vitia – i kundërligjshëm. Baza ligjore ku thirret ai është shfuqizuar më 13 korrik…

Posted by Donat Lushaku on Tuesday, March 23, 2021

Lajmet të tjera

Back to top button