Lajmet

Rada Trajkoviq uron Albin Kurtin: Qytetarët e të gjitha etnive kanë shpresë tek ju

Trajkoviq thotë se rikthimi i Kurtit në krye të ekzekutivit vjen pas dy dekadash qeverisje nga njerëzit që jetojnë në të kaluarën dhe që kanë shfrytëzuar ndasitë për të rritur pushtetin.

Sipas saj, tashmë Kosova ka filluar një rrugëtim të ri dhe se gjithçka do të rinisë.

“Qytetarët e të gjitha etnive kanë shpresë tek ju dhe tek premtimet për drejtësi, barazi për të gjithë”, ka shkruar Trajkoviq.

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, dje është zgjedhur kryeministër i Republikës së Kosovës më 69 vota.

Lëvizja Vetëvendosje në zgjedhjet e 14 shkurtit ka marrë 50. 26 % të votave, duke lënë në opozitë PDK-në dhe LDK-në.

Lajmet të tjera

Back to top button