Lajmet

QUINT-i del me thirrje pas formimit të qeverisë: Detyra e parë, zgjedhja e presidentit

Në këtë deklaratë bëhet thirrje tek partitë politike që të tregohen konstruktive në raport me rezultatin e 14 shkurtit, shkruan Gazetapress.net.

QUINT-I ttutje thotë se adresimi i këtyre sfidave do të kërkojë që liderët e partive dhe deputetët t’i vënë para interesave të tyre partiake, interesat e qytetarëve.

Në këtë kontekst, QUINT-i thekson se detyrë e parë është zgjedhja e qeverisë së re.

Komunikata e plotë e QUINT-it:

Ambasadorët e Francës, Gjermanisë, Italisë, Mbretërisë së Bashkuar dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës urojnë qeverinë e re dhe Kuvendin dhe i nxitin të gjitha partitë politike të luajnë rol të përgjegjshëm në njohjen e rezultateve të zgjedhjeve të 14 shkurtit si mandat i dhënë nga populli për qeveri efektive. Në këtë kohë të pandemisë dhe sfidave ekonomike, Kosova ka nevojë për udhëheqësi të vendosur dhe institucione qeverisëse funksionale që sigurojnë stabilitet, përfshirë edhe presidencën. Adresimi i këtyre sfidave do të kërkojë që prijësit e partive politike dhe deputetët e zgjedhur tani t’i vënë nevojat e qytetarëve të Kosovës mbi çështjet partiake politike dhe që opozita dhe qeveria të punojnë për prioritetet e përbashkëta, e detyra e parë është zgjedhja e presidentit të ri. /Gazetapress.net/

Lajmet të tjera

Back to top button