Lajmet

Lista Serbe nuk mbështet Qeverinë Kurti 2, paralajmëron ankesë në Kushtetuese

Simiq në seancën ku do të votohet Qeveria Kurti 2, tha se në këtë mënyrë Kurti po ‘u shkel’ të drejtën për dy ministri, të cilat sipas tij, u takojnë nga rezultati i zgjedhjeve të 14 shkurtit. Ai tha se mandatari për kryeministër, Albin Kurti po shkel Kushtetutën e Kosovës.

“Ju e dini se dy ministri i takojnë komunitetit jo shumicë, jo si një dhuratë nga ju, por qytetarët na kanë dhënë në mënyrë legjitime, por duke votuar Listën Serbe. Ne këtë e kemi paraqitur para jush 11 nënshkrimet e deputetëve që e paraqet shumicën nga komuniteti jo shumicë. Injorimi i së drejtës, shkelja e Kushtetutës janë një fillim i keq i qeverisë që doni ta udhëhiqni. Po ashtu është një mesazh për qytetarët. Lista Serbe nuk do ta mbështesë qeverisjen tuaj, ne do të dërgojmë ankesë në Gjykatën Kushtetuese për ta mbrojtur të drejtën e qytetarëve tonë. Ju po ashtu, mandatar me këtë e keni dhënë një mesazh dhe na vjen mirë që këtë e kanë dëgjuar edhe Bashkësia Ndërkombëtare në mënyrë që ta dinë se çfarë po doni të bëni”, tha Simiq.

Lajmet të tjera

Back to top button