Auto&Tech

Ankesa kudo për rrugët e papastruara, vjen njoftimi i Ministrisë së Infrastrukturës

Edhe pse qytetarët po tregojnë se gjithandej rrugët e Kosovës janë të bllokuara, Ministria e Infrastrukturës për të dytën herë mbrëmë vonë, ka njoftuar se rrugët janë të kalueshme përkundër reshjeve të borës.

Përmes një njoftimi, nga MI thanë se rrugët që janë në menaxhim të institucionit, në vazhdimësi janë duke u pastruar nga bora dhe është duke u hedhur kripa, me qëllim të parandalimit të ngricave.

Njoftimi i plotë:

 

“Ministria e Infrastrukturës njofton qytetarët e Republikës së Kosovës, se përkundër reshjeve të borës, rrugët janë të kalueshme për qarkullim të automjeteve.

Sipas raporteve nga menaxherët e MI-së, rrugët që janë në menaxhim të institucionit, në vazhdimësi janë duke u pastruar nga bora dhe është duke u hedhur kripa, me qëllim të parandalimit të ngricave.

Megjithatë, MI bën thirrje për kujdes të shtuar nga të gjithë shoferët gjatë vozitjes, në përputhje me rregullat e komunikacionit dhe kushtet atmosferike, që të evitohen aksidentet e mundshme.

Përkundër angazhimit maksimal të 14 kompanive në 7 regjione dhe atyre që përkujdesen për autostradat, reshjet e vazhdueshme, shkaktojnë prezencë të borës në rrugë andaj luteni që të përshtatni shpejtësinë dhe të mbani distancën e duhur mes automjeteve gjatë lëvizjes.”-thuhej në njoftimin e dytë të mbrëmjes së vonshme./Njeshi/

The post Ankesa kudo për rrugët e papastruara, vjen njoftimi i Ministrisë së Infrastrukturës appeared first on Njeshi.

Lajmet të tjera

Back to top button