Lajmet

Albin Kurti prezanton programin e tij qeverisës

Ai ka thënë pandemia mbetet sfidë kryesore, por thotë se drejtësia, shëndetësia, arsimi kanë nevojë për reform, shkruan Gazetapress.net.

“Sfidat e para të qeverisë janë të reja dhe të vjetra dhe të shumta. Pandemia mbetet sfidë kryesore. Do të bëjmë plan për vendosjen në kontroll të COVID-19. Brenda vitit vaksina për 60% të popullsisë.”

“Drejtësia, shëndetësia, arsimi kanë nevojë për reformë. Në Kosovën e papunë çdo vit është i rëndë për qytetarët. Ankthi për punë është shtuar nga pandemia. E kuptoj sa e vështirë është jeta për qytetarët sepse ka papunësi të lartë.”

“Do të fillojmë me referomë në drejtësi. Procesi i vetingut do të vazhdojë aty ku ka mbetur. Do të jetë proces transparent dhe jo-hakmarrës. Një gjyqësor i pavarur dhe profesional është jetik.”

“Arsimi do të reformohet. Shkollat tona duhet të kthen në vende që prodhojnë kuadro. Të rinjtë tanë kanë dëshmuar se kur krijohen kushte janë në nivel me të tjerët. Do të bëjmë ndërlidhjen e arsimit dhe tregun e  punës. Universitetin do të fuqizojmë me fondin e hulumtimeve.”

“Do të reformojmë sistemin shëndetësor. Infrastrukturë, barna për pacientë, kushte për mjekët. Do të shtojmë buxhetin për mjekësi çdo vit. Do ta funksionalizojmë sistemin informative shëndetësor. Në vendin tonë nuk duhet të falimentojë askush vetëm pse sëmuret.”

“Çdo fëmijë në Kosovë është I barabartë dhe duhet të zhvillojë potencialin. Skema për ndarjen e shtesave për nënat dhe lehona. Deri në 2 vjet nga 20 euro dhe deri në 6 vjet nga 10 euro. Nëse një familje Brenda vitit ka më pak se 5 mijë euro të ardhura do t’I ndahen 150 euro në muaj.” /Gazetapress.net/

Lajmet të tjera

Back to top button