Lajmet

“Vegël e Albin Kurtit”, Frashër Krasniqi sulmon Abdixhikun pasi Veliu u la jashtë Kryesisë

Me anë të një postimi në Facebook, Krasniqi ka thënë se është fakt që elektorati i LDK-së e ka zgjedhur Veliun si deputet, dhe mos-zgjedhja e tij në Kryesi sipas Krasniqit është dëshmi se Abdixhiku është vegël e Albin Kurtit, shkruan Gazetapress.net.

Madje ai thotë se në më pak se 10 ditë, Abdixhiku i mori tri vendime në favor të VV-së.

Postimi i plotë i Krasniqit në Facebook:

PUSHTETI AUTORITAR KONTROLLON EDHE OPOZITËN

Jo që kam ndonjë simpati për Agim Veliun. Por elektorati i LDK-së e zgjodhi Veliun deputet me jo pak vota. Spastrimi i tij nga kryesia e LDK-së është dëshmia e dytë që Lumir Abdixhiku është vegla e Albin Kurtit në LDK.

Më pak se 10 ditë në krye të LDK-së, Abdixhiku i mori disa vendime. Të gjitha në favor të VV-së!

Qëndrimi i LDK-së në sallën e Kuvendit për t’ja zgjedhur VV-së presidenten,

Largimi i Agim Veliut nga kryesia e LDK-së,

Përzgjedhja e tre nënkryetarëve që janë pro politikave të Kurtit.

Lumir Abdixhiku po vjen jo si një reformues i LDK-së. Por si një reformues i opozitës, për ta përshtatur këtë të fundit me nevojat e pushtetit. Zaten, një nga elementet e pushteteve autoritare është shndërrimi i opozitës në një opozitë të kontrolluar, konstruktive e konformiste.

Derisa Vjosa Osmani është vegla e Albin Kurtit për ta kontrolluar Presidencën, Lumir Abdixhiku është vegla e tij për ta dobësuar dhe amortizuar opozitën. /Gazetapress.net/

Lajmet të tjera

Back to top button