Lajmet nga Rajoni

Rritje alarmante e rasteve në Maqedoni, mbi 1 mijë konfirmohen për 24 orë

Rekord rastesh të reja me COVID-19 janë regjistruar sot në Maqedoninë Veriore, po ashtu edhe numri i testeve ka qenë rekord. 

Kështu, në 24 orët e fundit janë kryer plot 5 057 të dyshuara për COVID-19 dhe prej tyre 1 299 kanë rezultuar pozitivë.

Po ashtu në 24 orët e fundit kanë humbur betejën me virusin edhe 24 pacientë të tjerë duke e çuar numrin e përgjithshëm të vdekjeve në 3 448.

Instituti i Shëndetit Publik njofton se në 24 orët e fundit janë shëruar 413 persona. Numri i rasteve aktive me koronavirus është 15,475.

The post Rritje alarmante e rasteve në Maqedoni, mbi 1 mijë konfirmohen për 24 orë appeared first on Gazetapress.net.

Lajmet të tjera

Back to top button