Lajmet

LDK zgjedh kryesinë e re: Quni, Haziri, Muhaxheri e Mjekiqi nënkryetarë, Imri Ahmeti sekretar

Nënkryetarë të ri të Lidhjes Demokratike të Kosovës janë Anton Quni, Gazmend Muhaxherri, Lutfi Haziri dhe Shqipe Mjekiqi, shkruan Gazetapress.net.

Sekretar i LDK-së është zgjedhur kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti.

Ndërkohë është raportuar se ka përfunduar mbledhja e Këshillit të Përgjithshëm dhe ka filluar mbledhja e Kryesisë së re.

Agim Veliu dhe Haki Rugova janë ish-nënkryetarët e LDK-së që tani janë lënë jashtë kryesisë së re të Abdixhikut./Gazetapress.net/ 

Lajmet të tjera

Back to top button