Showbiz

Hailey Bieber tregon arsyen pse ajo dhe Justin u martuan aq të rinj

Për Hailey Baldwin, “i ri/e re” është një term relativ.

Modelja 24-vjeçare zbukuron kopertinën e prillit të revistës Elle, ku flet për martesën me Justin Bieber në 2018 dhe sesi të dy u ndien të gatshëm për të bërë atë hap në marrëdhënien e tyre pavarësisht se ishin në të 20-at e tyre.

“Unë kam qenë e martuar kur isha 21 vjeç, dy muaj para se të bëja 22 vjeç, një moshë çmendurisht e re,” thotë Baldwin. “Dhe tingëllon pothuajse qesharake kur e thua me zë të lartë”.

“Justin ishte në një fazë të jetës kur mund të merrte vendime të tipit: ‘s’merrem më me vajzat, nuk bëj më budallallëqe. Kam hequr dorë nga festat e çmendura’”,

Baldwin dhe Bieber, 27 vjeç, u lidhën në shtator 2018-ës, në një gjykatë të New York City, vetëm dy muaj pasi u fejuan në Bahamas atë korrik. Çifti organizoi një martesë me një ceremoni të madhe para familjes dhe miqve në shtator.

“Ne ishim shokë shumë përpara se historia të bëhej romantike. E dinim se kishim diçka që na lidhte dhe për atë çfarë donim për të ardhmen tonë. Flisnim shpesh për vendimin e martesës në moshë të re. Diskutonim dhe donim një familje të madhe në moshë të vogël. I dinim këto gjëra pa ditur ende se donim të ishim me njëri-tjetrin. ”

Dhe ndërsa ata kanë pak grindje dhe gjëra që ne duhet t’i rregullojnë modelja thotë: “me të vërtetë nuk më duket kurrë e vështirë, sepse unë e dua atë aq shumë”.

Në fillimin e martesës së tyre, Baldwin pranon, ajo thjesht donte të fshihej, pasi ndiente se çdo moment i intimitetit të tyre ishte ‘jashtë dritares’.

Baldwin, absolutisht beson se të qenit në një marrëdhënie është më e vështirë në sytë e publikut.

The post Hailey Bieber tregon arsyen pse ajo dhe Justin u martuan aq të rinj appeared first on GazetaPress.

Lajmet të tjera

Back to top button