KRONIKA E ZEZË

Gati të nis gjykimi për vrasjen e Agonis Tetajt, forca të shtuara të policisë në sallë

I dyshuari për vrasjen e Agonis Tetajt, Shaban Gogaj ka arritur në sallën e gjykimit në Gjykatën Themelore në Pejë nën praninë e shtuar të policisë së Kosovës.

Në sallën e gjykimit i pranishëm është edhe avokati i Gogajt, Besnik Berisha.

Ndërkaq, është refuzuar kërkesa për përjashtim të trupit gjykues nga kryetari i Gjykatës së Pejës Armend Berisha, ku babai i të ndjerit Agonis Tetaj, Isuf Tetaj kishte kërkuar përjashtimin e trupit gjykues në trajtimin e rastit ku djali i tij mbeti i vrarë në vendin e punës nga i akuzuari Shaban Gogaj.

Lajmet të tjera

Back to top button