Lajmet

Abdixhiku tregon se kush është Shqipe Mjekiqi, nënkryetarja e re e LDK-së

Me anë të një postimi në Facebook, Abdixhiku ka treguar për profilin e Mjekiqit, e cila është e doktoruar në fushën e shkencave politike në Dublin, shkruan Gazetapress.net.

Studimet bazike ajo i ka të kryera në Universitetin e Prishtines.

“Një ligjeruese univeristare; bashkëpunëtore e jashtëzakonshme, nënë e dy fëmijëve – Shqipja, nga sot, pasuron rradhët tona politike në aktivitetin e bollshëm që na pret përpara. Ajo mbetet motiv i aktivizimit politik për të rinjtë e të rejat e për profesionistët e vendit tone”, ka shkruar Abdixhiku.

Postimi i plotë:

Shqipe Mjekiqi, e doktoruar në fushën e shkencave politike në Trinity College në Dublin, nga sot do të jetë pjesë e Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Shqipja i ka të përfunduara studimet bazike në Universitet të Prishtinës, ndërsa ka kryer studimet postdiplomike në London School of Economics (LSE) në Britani të Madhe. Si pjesë e kualifikimit të saj akademik, Shqipja ka studiuar ndikimin e sistemeve zgjedhore në sjelljen legjislative nëpër shtetet evropiane.

Një ligjeruese univeristare; bashkëpunëtore e jashtëzakonshme, nënë e dy fëmijëve – Shqipja, nga sot, pasuron rradhët tona politike në aktivitetin e bollshëm që na pret përpara. Ajo mbetet motiv i aktivizimit politik për të rinjtë e të rejat e për profesionistët e vendit tonë.

Mirë se vjen. /Gazetapress.net/

Lajmet të tjera

Back to top button