KRONIKA E ZEZË

Prokuroria interviston dhe liron kreun e ATK-së në Gjilan, ndalohet një inspektor

Drejtori Rajonal i Administratës Tatimore të Kosovës (ATK) në Gjilan, Alban Qerimi është arrestuar mbrëmë gjatë një aksioni të Prokurorisë Themelore të Gjilanit.

Zëdhënësja e kësaj prokurorie Liridona Xheladini, ka konfirmuar për Express, se i njëjti pas intervistimit është liruar, teksa një inspektor i ATK-së në këtë komunë është ndaluar.

 “Me urdhër të Prokurorisë Themelore në Gjilan, është ndaluar një inspektor i ATK-së, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale Marrja e ryshfetit, ndërsa drejtori i ATK-së është liruar në procedurë të rregullt”, ka thënë Xheladini për Express.

Se Qerimi i është kthyer punës sot, e kanë konfirmuar për Express edhe nga ATK-ja.

Nga ky institucion deklaruan se gjatë ditës do të dalin me një komunikatë zyrtare lidhur me rastin.

Inspektori i ndaluar nga Prokuroria dyshohet për veprën penale “Marrje e ryshfetit”.

Lajmet të tjera

Back to top button