Lajmet
Ia zuri vendin Meliza Haradinajt, Albana Bytyqi regjistrohet si deputete bashkë me Ramush Haradinajn

Ajo sot është regjistruar si e tillë, teksa për nënshkrim në Kuvendin e Kosovës ajo shkoi bashkë me shefin e partisë, Ramush Haradinaj, shkruan Gazetapress.net.
Bytyqi u bë deputete pas rinumërimit teksa ia zuri vendin ish-ministres, Meliza Haradinaj, e cila është e dyshuar për manipulim votash.
Postimi i plotë i Bytyqit në Facebook:
Të dashur qytetarë,
Me besimin tuaj sot fillova rrugëtimin tim të ri, si deputete në Kuvendin e Kosovës.
Do të bëj më të mirën time që të justifikoj këtë besim, duke qenë model për angazhim dhe punë të mirë. /Gazetapress.net/