Lajmet

Hoti tregohet i butë ndaj provokimeve të Vuçiqit: Kosova vazhdon rrugën drejt NATO-s e BE-së

Me anë të një postimi në Facebook, ai ka thënë se një qasje e tillë e Vuçiqit tregon destruktivitetin e tij që ka pasur në vazhdimësi me Republikën e Kosovës, shkruan Gazetapress.net.

Ai ka shtuar se megjithë provokimet, Kosova sipas tij po vazhdon rrugëtimin e saj të sigurt drejt anëtarësimit në NATO e BE.

Postimi i plotë i Hotit në Facebook:

Deklarata e Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tregon qasjen destruktive që ka pasur në vazhdimësi fqinji ynë verior në raport me Republikën e Kosovës, përkundër zotimeve të shumta që Serbia i ka bërë, nën garancat e faktorit ndërkombëtar, për paqen, stabiliteti dhe prosperitetin e rajonit.

Megjithë provokimet që vijnë nga fqinji ynë verior, Republika e Kosovës, përmes angazhimit dhe vendosmërisë, sigurt po vazhdon rrugëtimin drejt anëtarësimit sa më të shpejtë në NATO, Bashkimin Evropian dhe në të gjitha institucionet relevante ndërkombëtare. /Gazetapress.net/

Lajmet të tjera

Back to top button