Lajmet nga Rajoni

‘Duket se të mungojnë bombardimet e NATO-s’, kështu i’u kishte përgjigjur Edita Tahiri provokimeve të Vuçiqit në Bruksel

Ish-kryenegociatorja, Edita Tahiri ka reaguar ashpër pas provokimeve të Aleksander Vuçiqit, i cili postoi një hartë të Kosovës me flamurin serb në të.

Tahiri ka bërë të ditur se nuk është kjo hera e parë e provokimeve të tilla të Vuçiqit, ndërsa ka thënë se se Vuçiq edhe më herët gjatë procesit të dialogut kishte provokuar në këtë formë.

Mirëpo, ajo thotë t’i jetë përgjigjur në një mënyrë mjaftë të ashpër.

“Duket se të mungojnë bombardimet e NATO-s”, thotë Tahiri se i ishte përgjigjur Vuçiqit.

“Aleksander Vuçiq vjen me provokime të reja kundër Kosovës, duke treguar bindjen e tij hegjemonike. Njëherë në Bruksel ai kishte provokuar në mënyrë të njëjtë. I isha përgjigjur duke i thënë, “duket se të mungojnë bombardimet e NATO-s”. I them sërish njëjtë”, ka shkruar Tahiri në Twitter.

 

The post ‘Duket se të mungojnë bombardimet e NATO-s’, kështu i’u kishte përgjigjur Edita Tahiri provokimeve të Vuçiqit në Bruksel appeared first on Gazetapress.net.

Lajmet të tjera

Back to top button