Lajmet

Anëtari i Kryesisë së VV-së: Nëse Kurti qeveris keq, mbështetja për të do të bie

Zaimi në një intervistë tek gazetari Mustafa Nano tha se ata që kanë votuar VV-në në këto zgjedhje kanë pasur mendim tjetër për Albinin dhe VV-në para 8 vjetëve.

“50 përqindëshi i cili sot votoi Vetëvendosjen një pjesë e madhe para 8 vjetësh kanë pasur mendim  krejt tjetër për Albinin dhe Vetëvendosjen”, tha Zaimi.

Ai u pyet se a do të kenë mendim tjetër për Albin Kurti pas 4 vjetësh, teksa Zaimi u përgjigj se nëse Kurti qeveris keq sigurisht.

“Nëse qeveris Albini keq sigurisht, nëse Albini Kurti zhgënjen, pritshmëritë janë shumë të larta. E ke pasur Hashim Thaçin me popullaritet shumë të lartë, i cili pësoi një rënie të madhe të popullaritetit, pra ky popullariteti i fanatikëve të rrjeteve sociale është shumë i lidhur me performancën aktuale që e ke, nëse fillon të performosh keq për një kohë të gjatë siç vjen kjo mbështetje edhe ikën”, tha Zaimi

Lajmet të tjera

Back to top button