Lajmet

Zgjedhjet lokale: PDK nuk e sheh si konkurrente VV-në Kaçanik

Partia e Ilazit, PDK doli e dyta në zgjedhjet parlamentare me 137 mijë e 722 vota apo 17.41 për qind, duke shënuar kështu një rënie krahasuar me zgjedhjet e kaluara.

Edhe në komunën e Kaçanikut në zgjedhjet parlamentare, PDK-ja nuk arriti të dal e para. Aty shumicën e votave i mori Lëvizja Vetëvendosje 57.95 për qind, ndërsa PDK-ja mori 29.21 për qind.

Mirëpo ky rezultat nuk mund të ndikojë në zgjedhjet lokale, thotë kreu i kësaj komune dhe kryetari i degës së PDK-së, Besim Ilazi.

Ilazi thotë se duke marrë parasysh zgjedhjet e viti 2017, ku në raundin e parë kanë pasur një diferencë prej 3 mijë e 200 votave karshi VV-së.

“Nuk e di cili do të jete rezultati i zgjedhjeve lokale, por ndoshta mund te ketë ndikim edhe ajo. Por jo edhe aq shumë duke parë përvojat e zgjedhjeve të kaluara. Po e marr një shembull në zgjedhjet e 2017-ës si palë kemi humbur nga Vetëvendosja diku 100 vota, në tetor të njëjtit vit për 4 muaj kemi pasur diferencë në raundin e parë për 3 mijë e 200 votave karshi VV-së. Kështu që në zgjedhjet lokale është një qasje krejt ndryshe e qytetarit, po shpresojmë që ndodhsha edhe punët e qeverisjes komunale, është ndikimi kryesorë kështu që po besojë që qytetarët do ta vlerësojnë më së miri këtë”, ka thënë Ilazi.

Kujtojmë se PDK në 2017 fitoi zgjedhjet në Kaçanik në balotazh me Lëvizjen Vetëvendosje me 54,73 % të votave. /Gazetapress.net/

Lajmet të tjera

Back to top button