KRONIKA E ZEZË

Përleshje me thika në Mitrovicë, tre persona të lënduar

Një përleshje me thika ka ndodhur sonte në Mitrovicë ku si pasojë tre persona ka pësuar lëndime trupore.

Rastin për lajmi.net e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, shkruan lajmi.net.

Ai ka thënë se rasti ka ndodhur rreth orës 19:30.

“Rreth orës 19:30 është raportuar një rast për një përleshje të ndodhur në rrugën “Evlia Qelebia” në  Mitrovicë. Mbështetur në informatat e para dyshohet se një person ka marrë lëndime trupore nga një armë e ftohtë (thikë)”, ndërsa lëndime trupore kanë pësuar edhe dy persona tjerë.Njësitet përkatëse policore ndodhen në vendin e ngjarjes”, ka thënë ai.

Ndërkaq mediat lokale atje kanë publikuar edhe pamje pas rastit të ndodhur. 

Lajmet të tjera

Back to top button