Lajmet

Limaj takon Grubin, fton diasporën shqiptare të Maqedonisë t’i përgjigjet procesit të regjistrimit të popullsisë

Ky proces është jashtëzakonisht i rëndësishëm dhe ftesa e Limajt ishte që të gjithë qytetarët e Maqedonisë së Veriut ta shfrytëzojnë këtë mundësi, sidomos diaspora shqiptare anekënd botës, kudo që jetojnë e veprojnë, t’i përgjigjën maksimalisht këtij procesi të regjistrimit të popullsisë, sepse vetëm duke i’u përgjigjur pozitivisht ftesës për regjistrim ata kryejnë një detyrë të madhe kombëtare dhe qytetare.

Limaj tha se në këtë takim u diskutua po ashtu edhe për zhvillimet politike në vend, procesin parazgjedhor dhe zgjedhor, si dhe nevojën e ndërtimit sa më parë të institucioneve shtetërore, në mënyrë që njerëzit që kanë marrë besimin të marrin përgjegjësitë dhe të fillojnë të kryejnë detyrat dhe obligimet që kanë para qytetarëve të Kosovës.

Lajmet të tjera

Back to top button