Lajmet

Haki Abazi i kthehet zakonit të vjetër, sulmon ashpër mediat që e kritikuan Vjosa Osmanin

Haki Abazi siç edhe e ka zakon, për këtë çështje ka sulmuar mediat duke i quajtur “pseudo-media” e “pseudo-gazetarë”, shkruan Gazetapress.net.

Këtë aludim ai e ka bërë në kontekstin e pretendimit të tij se Osmani po sulmohet padrejtësisht.

“Qëllimi i kësaj fushate tani është për kijse arsyetuar mos optimum apo mos qendrimin eventual të deputetëve në salllë kur duhet votuar për presidente. Ajo që duhet thënë është se edhe heren e kaluar kanë përdorur të njejtën strategji me të njejtat forma dhe me telallët e mshehtë e të hapur por janë zvogluar përgjysëm. Heren tjetër me këtë strategji denigruse ndaj figurave politike me integritet kanë me rreziku edhe pragun”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë:

Faushata kundër UD të Presidentës Vjosa Osmani është vazhdimsi e fushatave me lajme të rrejshme, lajme të shkruara mbrapsht e të nxjerrura nga kontesti i fjalisë nëpërmjet quazi dhe pseudo mediave dhe portaleve!

Kjo strategji që është duke u përdorur për dobësim dhe shkatrrim të figurave politike duke ndërsyer urrejtje me qëllim të arritjes së objektivave politike është denuar edhe nga raporti i komsionit të Parlamenti Evropian. Financimi dhe forma e veprimit të këtyre prodhuesve të luftës speciale propagandistic duhet hetuar nga prokuroria.

Qëllimi i kësaj fushate tani është për kijse arsyetuar mos optimum apo mos qendrimin eventual të deputetëve në salllë kur duhet votuar për presidente. Ajo që duhet thënë është se edhe heren e kaluar kanë përdorur të njejtën strategji me të njejtat forma dhe me telallët e mshehtë e të hapur por janë zvogluar përgjysëm. Heren tjetër me këtë strategji denigruse ndaj figurave politike me integritet kanë me rreziku edhe pragun. /Gazetapress.net/

Lajmet të tjera

Back to top button