Lajmet

Gjykata dënon Drenorin për shpifje ndaj Lladrovcit, 1600 euro gjobë dhe detyrohet ta fshijë postimin nga Facebook

Sipas aktgjykimit, Drenori do t’ia kompensojë Lladrovcit 2.600 euro me rastin e publikimit të deklaratës dhe faktit të pavërtetë.

Po ashtu, ai detyrohet ta largojë postimin për kryetarin Lladrovci nga rrjeti social Facebook.

Drenori më 19.09.2017 në Facebook kishte postuar një shkrim në të cilin thuhej se “Bizneseve të Drenasit ua ktheu shpinën, duke i dënuar e shantazuar (sepse ishin “identifikuar” si jo votues të tij)”.

Lladrovci për shkak të kësaj shpifjeje ka kërkuar 10 mijë euro kompensim.

Xhavit Drenori, më 2018 ka dhënë dorëheqjen nga pozita e asamblistit në Kuvendin Komunal të Drenasit.

Lajmet të tjera

Back to top button